Ceremonia e lamtumirës për ambasadorin austriak, Rama: Mirënjohje për punën tuaj

Shpërndaje

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johan Sattler shprehu sot kënaqësinë që ndodhej mes miqve me të cilët kishte punuar ngushtë gjatë viteve të mandatit të tij diplomatik në Shqipëri.
Në ceremoninë e lamtumirës mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili shprehu mirënjohjen për çka ka bërë ambasadori Sattler gjatë qëndrimit në vendin tonë.

“Shprehim mirënjohjen për Ju ambasador për atë që keni bërë. Ky është një moment mjaft prekës për t’ju thënë lamtumirë. Na ke bërë të ndihemi mirë”, tha Rama. Ambasadori Sattler në fjalën e rastit u shpreh edhe për zgjidhje të krizës politike në vend. “Në Shqipëri më thanë se nuk mërzitesh kurrë, dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës. Jam i bindur se do të ketë një zgjidhje të krizës. Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe Kryeministri, kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për t’u bërë të gjithë së bashku”, tha Sattler.