Deri më tani tri koalicione janë dorëzuar në KQZ

Shpërndaje

Kur kanë mbetur më pak se dy orë kohë deri në mbylljen e afatit për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore 3 janë dorëzuar në Këshillin Qendror Zgjedhor.

Koalicioni i parë i dorëzuar në KQZ ishte ai Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë dorëzuar në KQZ koalicionin të cilin ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur koalicion të fitores.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë është koalicioni i tretë i dorëzuar në KQZ dhe e konfirmuar si listë në zgjedhje.

Këto ditë më në spikamë ishte koalicioni i mundshëm midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje – por që nuk ndodhi.

Lidhja Demokratike e Kosovës e refuzoi propozimin e Vetëvendosjes për listë të përbashkët zgjedhore pa kandidatë paraprak për kryeministër.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës që nga dorëheqja e Haradinajt kanë deklaruar se do të shkojnë vetëm në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje edhe për këtë kohë sa ka mbetur apo 3 koalicionet e dërguara në KQZ do të jenë të vetmet.