Kurti nga Kaminca jep këshilla: Kur të shkoni në markete kini parasysh këto gjëra

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka vizituar komunën e Kamenicës, e cila është e prekur nga koronavirusi.

Ai para medieve tha se Qeveria po bën përpjekje maksimale ta parandalojë këtë virus, ndërsa ka potencuar se është duke u shtuar numri i respiratorëve për shërbime mjekësore.

Kurti i porositi qytetarët e Kosovës që kur të dalin në markete për të blerë duhet pasur kujdes nga shportat dhe nga monedhat. Sipas tij, paratë monedha dhe ato të letrës kalojnë nëpër shumë persona dhe menjëherë duhet pastruar duart me kujdes. “Karrocat dhe shportat duhet të dezinfektohen shpesh pas shërbimit me to dhe në anën tjetër, duhet të keni kujdes sa u përket monedhave metalike, po edhe parave të gatshme, sepse ato kanë ndërruar shumë duar dhe do të mundë ta kenë koronavirusin”, ka deklaruar ai.