Haradinaj thotë: Unë me familje dhe bashkëpunëtorë jam me Amerikën

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar për vendosmërinë e tij për të qenë krah Amerikës dhe besimin e pakusht që e ka në institucionet e sigurisë nacionale të Amerikës.

Haradinaj me këtë rast tha se ai dhe familja Haradinaj, si dhe familja e tij politike, janë me Amerikën.

“Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën. Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën. I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës!”