Duda Balja në ndihmë të qytetarëve në nevojë, me lopatë në dorë në ceremoninë e gurthemelit (Foto)

Shpërndaje

Sot është vërë gurthemeli i një shtëpive për rastet skamnore në një fshat boshnjak të Prizrenit, ku të pranishëm kanë qenë deputetë nga radhët e grupit parlamentar 6+, Duda Balje dhe Brahim Sabani, njofton Gazeta e Re.
Deputetja boshnjake Duda Balja ka treguar përmes rrjeteve sociale se jashtë kornizave të politikës, ajo është shumë e përkushtuar në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Në një postim të publikuar në llogarinë personale të deputetit Brahim Sabani shkruan se shtëpia po ndërtohet ne kuadër te projektit “Ndërtimi i shtëpive për personat si rast social”, dhe se ky projekt do të vazhdoj edhe në fshatra të tjera.

Pamjet nga ceremonia: