Haradinaj: Trimat si Rahim Beqiri “Roki” lindin rrallë

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ngritur lart veprën e dëshmorit Rahim Beqiri në Kamenicë dhe tha se trimat siç ishte ai rrallë lindin.

Ai bëri homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Dardanë në vendlindjen e komandantit Beqiri, njofton Klan Kosova.

“Trimat, siç ishte Rahim Beqiri, lindin rrallë, por vepra e tyre e bën krenar një komb të tërë. Komandant Rahim Beqiri ra 18-vjet më parë, duke mbetur simbol i sakrificës më sublime për të drejtën shqiptare. Në kujtim dhe nderim të komandant Rokit, kam bërë homazhe te lapidari në vendlindjen e tij, në Kopernicë, dhe te varrezat e dëshmorëve në Dardanë. Gjurmëve të një pjese të rrugëtimit të tij jetësor, me bashkëluftëtarë dhe kolegë, mora pjesë në ecjen tradicionale në shtegun që mban emrin e komandant Rokit”, ka shkruar Haradinaj.