Edhe një shtetas i Kosovës ndalohet në Bllacë me urdhër të Interpolit

Shpërndaje

Nuk ka të ndalur ndalimi i shtetasve të Kosovës në pikëm kufitare të Bllacës. Një shtetas tjetër u prangos gjatë 24 orëve të fundit.

Siç mëson INA bëhet fjalë për 44 vjeçarin me inicialet H.A. nga Kosova. Ndalimi i tij është bë gjatë hyrjes në Maqedoni, në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për ta privuar nga liria.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish pjesëtar të UÇK-së së Kosovës që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër. Kjo ndodhë vetëm pak ditë pas ndalimit dhe më pas lirimit të shtetasit të Kosovës, Tomor Morina, ish-pjesëtar i UÇK-së.