Eksperti i integrimeve evropiane i bashkohet Vetëvendosjes

Shpërndaje

Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar Taulant Kryeziu ekspert i fushës së integirmeve evropiane.

Këtë e ka bërë publike Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Taulant Kryeziu është një nga ekspertët tanë më të shquar në fushën e integrimit evropian. Taulanti ka përvojë dhjetë vjeçare nga institucionet publike, akademia dhe shoqëria civile në fushën e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Kurti.

Taulant kryeziu ka qenë bashkë-themelues i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe bashkë-themelues dhe Kryetar i Bordit Ekzekutiv të Institutit Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK).

“Po ashtu, ai ka qenë pjesë e botës akademike si ligjërues në universitetin publik dhe disa kolegje private në Kosovë. Në kuadër të proceseve shtet-ndërtuese ai ka pasur rol kyç këshillues gjatë negociatave të Marrëveshjes Stabilizim Asocimi në mes Kosovës dhe BE-së”, ka shkruar tutje Kurti.