Janeva: Me Kamçevin kam biseduar për të nxjerrë informacione

Shpërndaje

Prokurorja speciale, Katica Janevau prononcua lidhur me incizimin më të ri që e publikoi gazeta italiane “La Verita”. Në audio-incizimin, respektivisht në bisedën telefonike mes Orce Kamçevit dhe Bokit 13, në një moment dëgjohet edhe zëri i një gruaje, për të cilin gazeta pohon se është i Katica Janevës. Deklarata me shkrim e Janevës është postuar në ueb-faqen Prokurorisë Speciale, ku thuhet:

“E dëgjova incizimin e publikuar në portalet, i cili ka të bëjë me ndodhitë për rastin “Reket”. Jam e befasuar që veprimet e mia si prokurore publike speciale lidhen në çfarëdolloj korrelacioni me rastin “Reket”. Si prokurore publike speciale, detyra ime është që të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit si dhe me cilindo qoftë person tjetër në lidhje me paditë penale të cilat udhëhiqen në Prokurorinë Publike dhe nga të gjithë ata persona të mundohem të tërheq sa më shumë informacione, me qëllim që ta përmirësoj pozicionin kundrejt të dyshuarve në cilëndo qoftë hetim/lëndë”, thotë Janeva.

Janeva shton se ka biseduar me të dyshuarit për shkak të rritjes së bashkëpunimit me ta dhe zbulimit të të dhënave të reja në favor të hetimit. Megjithatë, mbrohet duke pohuar se në asnjë moment nuk ka tregtuar me ndikimin e saj, nuk e ka keqpërdorur funksionin dhe nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Ajo u bëri thirrje organeve hetimore që ta përfundojnë hetimin sa më shpejtë që është e mundur, t’i grumbullojnë të dhënat dhe t’i kryejnë të gjitha ekspertizat mjeko-ligjore që kanë të bëjnë me rastin “Reket”, me qëllim që të hiqet njolla nga emri i saj.

“Pasi të prezantohen dhjetëra hetime të gatshme për procedim të shpejtë, nga ana e PPS-së shumë gjëra do të qartësohen për opinionin publik. Në ato hetime janë të dyshuar, dhe shpresoj se do të jenë të dënuar shumë funksionarë të mëparshëm dhe aktualë të pushtetit, si dhe shumë persona të shquar në partitë. Prandaj, është e qartë se pse dikush me të gjitha forcat e tij dhe me hajkë medikatike po tenton ta cenojë kredibilitetin tim, të PPS-së dhe të prokurorëve të tjerë, e me këtë po teton t’i shkatërrojë lëndët penale që zhvillohen në prokurori”,shton ajo.

Janeva, mes të tjerash tha se pret që deputetët në seancë parlamentare, në afat sa më shpejtë ta sjellin Ligjin për Prokurorinë Publike. Pasi të kthehet nga pushimi vjetor, paralajmëroi se do të japë llogaridhënie për të gjitha hetimet dhe para-hetimet që i udhëheq PPS-ja./alsat/