Janeva mund të fundos të gjithë prokurorët e Speciales?!

Shpërndaje

Një muaj para skadimit të mandatit të Katica Janevës i cili skadon më 15 shtator të këtij viti, mbetet e paqartë se çka do të ndodhë me ekipin e PPS-së. Siç dihet, prokurorët i ka zgjedhur pikërisht Janeva dhe tani parashtrohet pyetja nëse me shkarkimin e saj rrëzohet e gjithë PPS-ja, raporton TV21. Në ligjin thuhet se funksionin – prokuror publik i cili udhëheq me prokurorinë publike, personalisht do ta kryejë prokurori publik dhe prokurorët publikë që janë zgjedhur në prokurorinë publike. Më tej në tekstin thuhet:

“Prokurorët publikë, sipas paragrafit 2 të këtij neni, nuk kanë të drejtë të sjellin urdhra dhe akuza, ndërsa kanë të drejtë të përfaqësojnë prokurorin publik i cili udhëheq me prokurorinë publike para gjykatës kompetente. Mandati i prokurorëve publikë sipas paragrafit 2 të këtij neni, nuk e tejkalon mandatin e prokurorit publik”

Kjo pjesë e Ligjit aktual për PPS-në mund ta rrëzojë ekipin e PPS-së, për shkak se Janeva i përfaqëson të gjithë prokurorët që do të thotë se të gjitha vendimet, hapat ose masat nuk mund të bëhen pa nënshkrimin e saj. Me skadimin e mandatit të Janevës, përkatësisht me shkarkimin e saj, përfundon edhe mandati i prokurorëve të tjerë. /TV21