Osmani: Komisionet së shpejti do të vazhdojnë me punë

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takime të ndara me anëtarët e Maqedonisë së Veriut në të tre komisionet bilaterale, edhe atë në: Komitetin e përbashkët interdisiplinar të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore me Greqinë; Grupin ndërkombëtar të ekspertëve për emrat me qëllim komercial, markat tregtare dhe simbolet mbrojtëse me Greqinë; si dhe me Komisionin e përbashkët multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore me Republikën e Bullgarisë.

“Tanimë një kohë të gjatë, të ballafaquar me sfidat e Pandemisë dhe zgjedhjet e fundit parlamentare, nga arsye objektive u ngadalësuar puna e komisioneve. Duke e pasur parasysh rëndësinë e këtyre temave, prioriteti ynë për kontribut aktiv në thellimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin me Bullgarinë, presim që këto komisione të vazhdojnë me punë, të kemi një lloj rifillimi të aktiviteteve të tyre, dhe me këtë të kontribuohet në rritjen e mirëbesimit”, tha Osmani, duke shprehur falënderim deri te anëtarët e Komisionit për punën e tyre të deritanishme dhe arritjen e rezultateve.

Ministri Osmani theksoi se po ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe përgatitjet e nevojshme që në një kohë sa më të shkurtër komisioneve t’iu mundësohet që të vazhdojnë me punë, e që do të jetë subjekt i koordinimit me miqtë tanë fqinj.