Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorit të ndërtimtarisë që ra nga lartësia

Shpërndaje

Punëtori i cili ra nga lartësua derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdhe në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, mjekët kanë njoftuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Nerxhivane Halimi, doktoreshë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka thënë se gjendja e punëtorit është duke u stabilizuar.

“Pacientit ka nisur t’i përmirësohet gjendja. Tani është i vetëdijshëm, ka lëndime por jo shumë të rënda”, ka thënë Halimi.

“Vrojtuesit e Lagjes”, e cila është një shoqatë që i shërben komunitetit në Prishtinë, kanë publikuar fotografitë ku shihen derisa kolegët e viktimës po i vijnë në ndihmë atij, ndërsa banorët kanë rrëfyer se janë tronditur nga pamjet dhe britma që punëtori ka lëshuar gjatë rrëzimit. /Insajderi.com