Subvencionet për makina, masa vlen për të gjithë

Shpërndaje

Për të aplikuar për subvencione për automobila, së pari do të duhet automjeti i vjetër të lihet në depo të autorizuara me akreditim nga Ministria e Mjedisit. Më pas do të duhet që automobilin e njëjtë ta ç’lajmërojë në MPB dhe ta dorëzojë librezën e trafikut. Vetëm atëherë qytetarët do të mund të blejnë automjet me standardin Euro 5, por vetëm deri në 12,000 euro. Më pas me të gjithë dokumentacionin aplikojmë në Ministrisë së Ekonomisë për kthimin e tre mijë eurove. Këto tre mijë euro do t’i marrin të gjithë ata për të cilët do të ketë para në buxhet. Kjo do të thotë që ata që të parët do të vendosin të aplikojnë për masën, pavarësisht sa është i vjetër automobili që do ta largojnë nga trafiku, do të marrin para, thonë nga ministria. Automjeti që do të dorëzohet për shkatërrim duhet të jetë i regjistruar më së paku gjashtë muaj para depozitimit. Megjithatë, të gjitha detajet do të përpunohen në rregulloret ose programet që do të jenë gati në shtator.

Presim që Ligji për automobilat të publikohet në “Gazetën zyrtare”, por në rrjedhë e sipër janë dy programet, ku do të tregohen kushtet dhe kush mund të aplikojë për marrjen e subvencioneve. Është shumë e rëndësishme që në ndryshimet theksohet ç’lajmërimi i automobilit në depot e autorizuar”-tha Neriman Xheladini, udhëheqëse e Sektorit të tregut të brendshëm.

Ministria e ekonomisë planifikon të sigurojë rreth 2.2 milion euro në buxhetin e vitit 2020 për këtë masë, por sa do të marrë nga qeveria nuk dihet ende. Nuk përjashtohet mundësia që, nëse interesi është i lartë dhe ka shumë më tepër aplikime sesa subvencionet e parashikuara për automobilat, tu jepet përparësi familjeve me të ardhura më të ulëta. Përfituesit e pagave minimale ose familje me të ardhura mesatare do të përfitonin nga ndihma shtetërore, në krahasim me ata që do të konstatohet se fitojnë më shumë. Një automobil me standardin Euro 5 do të mund të blihet nga një sallon automjetesh ose nga shitësit ku shiten automobile të përdorura jashtë shtetit./ALSAT/