Konjufca: Pengesa kryesore për koalicion me LDK-në, pozita e kryeministrit

Shpërndaje

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se pas dy ditësh do të merret vesh nëse do të kenë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka shtuar se pengesa kryesore për koalicion me LDK-në, mbetet pozita se kush duhet të udhëheq vendin, përkatësisht posti i kryeministrit.

Sipas tij, për këtë çështje nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Ajo çka e ka larguar koalicionin me VV është forma e prezantimit, një mënyrë e një anshme, pa bisedu me ne, me një tendencë të prezantimit si fakt të kryer. Edhe ne kemi mund me mbledh këshillin shumë moti, por kemi menduar një dakordim për një emër të përbashkët. Brenda dy ditësh do të kuptohet nëse do të ketë koalicion me LDK-në. Shpresoj të zgjidhet brenda këtyre ditëve. Ne kemi bërë përpjekje që koalicioni të ndodh, kemi ofruar formën e bashkëpunimit. Edhe Kurti ka qenë insistues për bashkëpunim me Mustafën”, ka thënë Konfjuca në emisionin ‘Debat Plus’,transmeton Indeksonline

“Sa i përket programit, ndoshta kemi dallime për spektrin, por edhe shtetet me të fuqishme që kanë pasur dallime, kanë arritur bashkëpunime për drejtimin e shtetit. Ne në nëntor të vitit të kaluar i kemi dhënë një projekt Isa Mustafës, një vizion të VV-së për lidhjen me LDK-në. Aty i kemi bërë të qarta prioritetet, qëllimet, reformat e qeverisë”, ka shtuar tutje ai.