Kryeministri Rama mbledh kryesinë e PS, zbardhen prapaskenat, ja çfarë pritet të ndodhë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasdites e sotme kryesinë e Partisë Socialiste, për të diskutuar për situatën e krijuar në Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, i cili rezultonte të ishte i dënuar në Itali.

Në mbledhjen e kryesisë pritet që PS të mandatojë një grup pune për situatën në Shkodër dhe për përzgjedhjen e kandidaturave të reja për bashkinë e këtij qyteti, që do të zëvendësojë Pjetrin.