Incidenti në Reçicë, deputeti i BDI-së Xhevat Ademi mohon të ketë gjuajtur me armë

Shpërndaje

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi mohon të jetë përfshirë në incidentin më ar*më zjarri në një dasmë në Reçicë të Vogël të Tetovë ku djali i tij dhe një person tjetër mbetën të pla*gosur nga plu*mbat e shkrepur nga pjesëmarrësit në këtë aheng familjar. Deputeti i BDI-së nuk deshi të flet para kamerës së Alsat por në një bisedë telefonike tha se ka marrë pjesë në këtë aheng familjar, po kategorikisht hedhë poshtë pohimet se ka gjuajtur me ar*më zjarri.

Reagimi i deputetit Ademit vjen një muaj nga incidenti që hapi debate të shumta në opinion, por edhe apostrofimit të tij si shkaktar kryesor i ngjarjes tragjike.

Është e vërtetë se unë dhe familja ime kemi qenë pjesëmarrës në këtë aheng familjar ku dhjetëra persona në mënyrë të pahijshme kanë gjuajtur me ar*më zjarri, por nuk është aspak e vërtetë se kam gjuajtur edhe unë. Unë dhe familja ime kemi qenë të ulur në një tavoline dhe i biri im ka qenë i ulur përballë meje, ndërkohë që plumbi e ka goditur në shpinë. Kjo që tregon se edhe po të kisha gjuajtur unë, pla*gosja e tij nuk do ishte e mundur sepse biri im ka qenë ulur përball meje”-tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Ademi pranon gjithashtu se është marrë në pyetje nga policia lidhur me rastin ndërsa kërkon zbardhjen e shpejtë të rasti për të larguar dyshimet që janë paraqitur në opinion.

Unë kam qenë i ftuar në polici dhe kam dhënë deklaratën si dhe më kanë marrë parafinën e duarve, andaj, inkurajoj si policinë po ashtu edhe prokurorinë që të bëjnë punën e tyre dhe ta zbardhin rastin deri në fund. Unë assesi nuk kam përdorur ar*më në këtë aheng familjar, madje dënoj ashpër përdorimet e ar*mëve nëpër ahengje të tilla, ku shpesh e pësojnë të pafajshëm”-pohoi Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Për këtë incident dhjetëra persona janë thirrur në polici për të dhënë dëshmitë e tyre por ende nuk ka një epilog konkret, se kush ka qenë autori i gjuajtjes më ar*më që la të pla*gosur dy të rinjtë, A.B dhe F. A, nga Reçica.

Nga prokuroria e Tetovës thonë se lënda edhe është në fazën para hetimore dhe se pritet nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, të bëhet kompletimi i lëndës që më pas të procedohet në Gjykatë. Ndryshe, për përdorim të ar*mëve nëpër ahengje familjare, vitin e shkuar ka pasur mbi pesëdhjetë denoncime dhe ndaj tre personave janë marrë masat adekuate dhe procedura ka përfunduar, ndërsa për 6 raste të tjera, procedura ende vazhdon./ALSAT/