Vajza shqiptare që po mahnit Rusinë (Video)

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare Inis Neziri është duke marrë pjesë në festivalin “New Wave 2019” në Rusi, finalja e të cilit do të jetë me 29 gusht.

Neziri po përfaqëson Shqipërinë në Rusi dhe mbrëmjen që lamë pas ka marrë vlerësimin maksimal për performancën e saj nga e gjithë juria.

Përmes vokalit dhe performancës së saj Neziri është duke u lakuar si një nga emrat që mund të fitojë këtë kompeticion.

Ajo është bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në talent-shown për fëmijë “Gjeniu i Vogël” ku fitoi çmimin e parë.

Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin “Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.

Gjithashtu edhe në Shqipëri është gjithnjë pjesë e kompeticioneve të muzikës si “Kënga Magjike” ku është vlerësuar me çmime të ndryshme./Opinion.al/

VIDEO