Ky është kushti I VV-së për të bërë koalicion me LDK-në

Shpërndaje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka thënë përmes Facebook se koalicioni VV-LDK, i ka të gjitha mundësitë t’i fitojë mbi 50% të votave të zgjedhjet e parakohshme, shkruan Insajderi.

Abazi ka thënë se me Albin Kurtin si kryeministër, ky koalicion do i fitonte mbi 50% me një program me masa emergjente qeveritare për të cilin bien dakord dy partitë.

“Por nëse LDK vepron ndryshe nuk na çudit, dhe LVV i ka sërish të gjitha mundësitë, energjitë, dijen dhe përgatitjen të dalë e para dhe të fitojë pa u bërë ky koalicion parazgjedhor, dhe ta caktojë më tej partnerin e koalicionit pas votimeve”, ka shkruar Abazi.