Lëkundje të forta tërmeti në Veri të Shqipërisë

Shpërndaje

Pas Greqisë dhe Turqisë, lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot edhe në vendin tonë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 18 km nga Fushë-Arrëzi, sipas të dhënave të IGJEUM.

Gjithashtu lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në kryeqytet. Fatmirësisht si pasojë e lëkundjeve sizmike nuk pati të lënduar dhe as dëme materiale

Kujtojmë që vendi ynë u përfshi nga një aktivitet sizmik i përhershëm verën e shkuar, ndërsa këtë vit tërmetet kanë qenë të rralla.