“Pas një heshjte të gjatë” Muki ka një mesazh të fortë, nuk ka ikje!

Shpërndaje

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka folur lidhur me rastin e fundit “Reket” duke shtuar se askush nuk do ti ikë drejtësisë.

Ai ka thënë se Prokuroria Speciale do të vijoj dhe se nuk do të ketë shtyerje, por përshpejtim të rasteve që udhëhiqen nga kjo prokurori.

Ai i numëroi rastet që i udhëheq kjo Prokurori, siç janë, Titaniku, Fortesa, Targeti, Transporteri, TNT, Titaniku 2 etj.

Zekiri shkruan se duan ta rrënojnë drejtësinë dhe ta ndalojnë Maqedoninë e Veriut t’i nisë negociatat me BE-në dhe të hyjë në NATO.

“Drejtësia do t’i godasë të gjithë, absolutisht të gjithë dhe do ta arrijë këtë, ka shkruar Zekiri, duke aluduar në rastin “Reket”.