Ministri Kreshnik Bekteshi: BDI e 20 viteve të ardhshme!

Shpërndaje

BDI në Kërçovë ka filluar regjistrimin e anëtarësisë së re, ku koordinator i këtij aktiviteti është ministri aktual i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se BDI është transparente dhe BDI e 20 viteve të ardhshme.

Mund të regjistroheni pranë Këshillave Vendorë të vendbanimeve tuaja si dhe pranë zyrave të Degës së BDI-së në Qendrën Tregtare “Arabella”, duke filluar nga dita e hënë më 5 gusht 2019, çdo ditë nga ora 10:30 deri në orën 15:30!”, ka shkruar Bekteshi, duke shtuar se kjo është BDI-ja e së ardhmes.