Në rastin “Reket” të përfshirë politikanë, prokurorë, gjykatës, biznesmenë, gazetarë, ja kush thotë?

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov ka theksuar se në megaskandalin “Reket” janë të përfshirë politikanë, prokurorë, gjykatës, biznesmenë, gazetarë dhe të tjerë që kanë paralizuar shtetin dhe sistemin e tërë juridik.

“Parlamenti është në pushim, ndërsa duhej patjetër të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të debatuar për gjendjen në Prokurorinë Speciale, të shkarkojë Katica Janevën dhe të sjellë ligjin për zgjidhjen e fatit të kësaj prokurorie dhe për punën e Prokurorisë së Përgjithshme”, theksoi Trajanov.

Sipas tij, Qeveria duhej të kërkonte menjëherë hetime të thella duke u kyçur në hetim MPB, policia financiare, Agjencia për siguri kombëtare si dhe institucione të tjera përgjegjëse, në bashkëveprim me prokurorinë.

Ai ka theksuar se në kushtet kur shteti po e dridh një kataklizëm e rëndë politike – krimale, është e patolerueshme që të gjithë janë në pushim.