Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi hapi seancën shqip, ‘çmenden’ deputetët serb (Video)

Shpërndaje

Fjala “mirëdita” shkaktoi sherr në parlamentin e Malit të Zi. Genci Nimanbegu, Nënkryetar i Parlamentit në Mal të Zi sot hapi seancën parlamentare duke përshëndetur në gjuhën shqipe, “Mirëdita”, gjë që e irritoj deputetet e partisë “Demokratskog Fronta” (Fornti Dmeokratik), shkruan Gazeta e Re.

Menejhere pas hapjes fjalimin e mori deputeti Miluna Zogovića i cili reagoj ashpër ndaj Nimanbegut duke ia kujtuar atij se nuk eshte ne Kosove ose Shqiperi por ne Mal te Zi.

“I nderuar nënkryetari i parlamentit ju jeni në parlamentin e Malit të Zi, nuk jeni në Shqipëri ose në Kosovë, as në Prishtinë ose në Tiranë, ju jeni këtu si një zyrtar i Malit të Zi dhe duheni me hap fjalimin në gjuhën serbe ose në gjuhën zyrtare, nuk kam asgjë ndaj fjalës “mirëdita” por mendoj që ju duheni me hap seancën me “doberdan”, kështu që ne nuk kishim hup kohë me këto debate, ne duhet të dimë realitetin tonë.”

Si kundër-replik u përgjigj Nimenbegu: “qëndrimi juaj tregon vetëm kapacitetin e demokracisë që e keni dhe unë nuk mund t’ju mësoj juve demokracinë”.

Ndryhse, Genc Nimanbegu është i vetmi deputet shqiptar në Mal të Zi nga zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në vitin 2016.

Aktualisht Nimanbegu ushtron detyrën e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, ndërsa e pazakonta e kësaj është se Nimanbegu betimin e tij solemn para deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi e ka bërë në gjuhën shqipe.

VIDEO:

https://www.youtube.com/watch?v=aLWFC7RWqdM&feature=youtu.be