Pesëvjeçari nga Gjermania e bën babanë “për pesë pare”, i telefonon policisë pasi kishte kaluar në të kuqen – kërkon që ta bu*rgosin

Shpërndaje

Një pesëvjeçar në Würzbu*rg të Gjermanisë i kishte telefonuar policisë për ta paraqitur babanë e tij, i cili në dy kryqëzime kishte kaluar me veturë në të kuqen.

Djaloshi i kishte telefonuar departamentit për raste urgjente me qëllim që t’iu ankohet për babanë. E gardianët e rendit dhe ligjit menjëherë i kishin telefonuar, ku ishte lajmëruar babai i tij duke u kërkuar falje për thirrjen që ishte realizuar te departamenti për raste urgjente.

Megjithatë, telefonin ia kishte dorëzuar të birit për ta vazhduar bisedën. Ai ua bërë me dije me një ton kritik, se si babai i tij kishte kaluar dy kryqëzime duke lëvizur në të kuqen dhe se policia duhet ta bu*rgosin për këto veprime.

Ata ishin munduar ta bindin vogëlushin se nuk është e domosdoshme që një patrullë të shfaqet para tyre për ta marrë babanë e tij siç edhe kishte kërkuar. /Telegrafi/