Shpejton për në festival, por ja si përfundon

Shpërndaje

Një i ri britanik duke vozitur me shpejtësi marramendëse, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka fluturuar jashtë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në Norfolk të Britanisë së Madhe, kur 17-vjeçari Ryan Lamb po voziste me Citroën Berlingo, për të arritur në festivalin Sundown.

Policia ka revokuar lejen për vozitje për një vit, por i riu nuk e ka pranuar fajin para gjykatës.

Po ashtu, ai është dënuar edhe me gjobë dhe më vonë do t’i nënshtrohet serish testit të vozitjes.

VIDEO