Raporti për Janevën do të diskutohet me dyer të mbyllura?!

Shpërndaje

A do të rishikohet raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë që kërkon shkarkimin e Katica Janeva pas dyerve të mbyllura në njërin nga komisionet parlamentare? Televizioni Alsat mëson se një opsion i tillë është në lojë pasi siç thuhet raporti ka mjaft emra që aktualisht po mbahen sekret për shkak të hetimeve. Neni 18 i Ligjit të PSP-së kryetarit të Kuvendit i jep mundësi për të paraqitur Raportin në disa komisione dhe, nëse materiali është i besueshëm, t’i mbyllin dyert për publikun.

Neni 18 i Ligjit të PSP-së:

“Raporti do të vihet në dispozicion të publikut përmes komisioneve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përveç nëse ndonjë komision e vonon ose parandalon publikimin e një pjese dhe të të gjithë raportit, nëse e sheh të nevojshme të mbrojë të drejtat e çdo personi të theksuar në raport ose ta parandalojë ndikimin e palejuar në çdo ndjekje penale “.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Ilija Dimovski, për Alsat tha se zyrtarisht – Raportin nuk e kishte pranuar ende.

E PRES ATË NGA Z. TALAT XHAFERI. NDËRKOHË KAM ZHVILLUAR KONSULTA PARIMORE ME DISA NGA GRUPET E GRUPEVE, LSDM-NË DHE BDI-NË. NË MOMENTIN KUR TA MARR RAPORTIN DO TA AKTIVIZOJ NENIN 18 TË LIGJIT PËR PSP DHE KOMISIONI DO TË FILLOJË PROCEDURËN- DEKLAROI ILIJA DIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT.

Nga zyra e kryetarit të kuvendit, Xhaferi thonë se Raportin e kanë pranuar dje vonë pasdite, kështu që shkaku i obligimeve të kuvendit, ai nuk e ka parë.” Pas ta shqyrtojë atë, të hënën do ta dërgojë në komisionin përkatës,” thonë nga kabineti i Xhaferit. Sipas Ligjit të PSP-së, raporti i paraqitur nga Këshilli i Prokurorëve Publikë me propozimin e Komisionit për pyetje dhe emërime, me pëlqimin paraprak të katër partive, me numrin më të madh të deputetëve, Këshilli, me propozimin e Kuvendit, e shkarkon prokurorin publik. Përndryshe, Kuvendi pasi ta ketë vërtetojë propozimin për shkarkimin e prokurorit publik, e miraton atë me një shumicë prej dy të tretave, duke përfshirë edhe shumicën e votave të deputetëve të komunitetit joshumicë. Pastaj e dërgon atë në Këshill./ALSAT/