Rasti Reket, “La Verita” sul*mon Mogherinin: Përse nuk flet?!

Shpërndaje

Në një video të publikuar mëngjesin e sotëm nga e përditshmja italiane “La Verita”, e cila deri më tani ka publikuar 3 video duke nxjerrë në pah aferën korruptive “Reket” ku e implikuar kryesore është prokurorja Katica Janeva e PSP-së, ka sul*muar Mogherinin duke i kërkuar llogari se përse ajo hesht? Pse nuk flet? Ndërkohë ishte pikërisht ajo që e kërkonte me ngulm Prokurorinë Speciale Publike në 2015 kur Zoran Zaev filloi të publikonte “bombat”. Sipas së përditshmes italiane, gati të gjitha ambasadat në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar për atë që po ndodh ditët e fundit në vend, ndërkohë e vetmja që vazhdon të heshtë është Mogherini.

https://www.laverita.info/il-caso-delle-tangenti-in-macedonia-e-rilanciato-dal-ppe-mogherini-parli-2639759880.html?fbclid=IwAR2UxihHXMfR0pfDaTOJNHAe8QssLUerqx8T1l3W4_yms6ibObaEGgr3v3Q