Thirrjet e deputetëve të VV’së për LDK’në: Ejani ta bëjmë Kurtin kryeministër të pashantazhueshëm

Shpërndaje

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kërkojnë ndihmën e Isa Mustafës dhe LDK’së që ta bëjnë Albin Kurtin kryeministër. Pas Yll Rugovës nga Vetëvendosje, edhe Arbërie Nagavci ka bërë të njëjtën thirrje për Kurtin kryeministër sepse sipas saj Kurti është i pashantazhueshëm.

Në njëfarë mënyre ajo ka bërë thirrje për një bashkëpunim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së, pasi sipas saj, ky model qeverisës është një model i paparë deri tani.
“Por ndryshimi duhet të jetë i vërtetë, substancial e tërsor. E ndryshimin i kërkuar kaq shumë vjen vetëm me një qeverisje parimore, të guximshme e profesioniste”, ka shkruar Nagaci në Facebook.

Krejt në fund e ka quajtur Albin Kurtin, kryeministër të ditur e të pashantazhueshëm.