Vajza në Shkup ka mbytur nënën për para

Shpërndaje

Gjykata themelore penale në Shkup i ka caktuar 30 ditë arrest 46 vjeçares nga Shkupi e cila dje ka mb.ytur nënën e saj dhe është dorëzuar në polici. Vajza në prokurori ka deklaruar se shkak për vr*asjen e nenës kanë qenë paratë, respektivisht mosmarrveshjet financiare.

Ndryshe dje nga policia informuan se në orën 8 e 10 minuta 46 vjeçarja me inicialet A.I. ka paraqitur në stacionin policor Karposh se në rrugën Risto Ravanovski në shtëpinë e tyre e ka mb.ytur nënën e saj 74 vjeçare me inicialet V.I.

“Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe e gjeti gruan e vd*ekur, ndërsa mjekët e ndihmës së shpejtë e konstantuan vd*ekjen. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajjetë i nënës 74 vjeçare u dorëzua për obduksion, ndërsa vajza 47 vjeçare është ndaluar në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.