Vetura ecën me shpejtësi 120 km/h ndërsa shoferi fle gjumë (Video)

Shpërndaje

Shoferi i një veture elektrike Tesla vendosi të bënte një sy gjumë në mes të autostradës. Ai beson aq shumë në teknologji, sa sigurinë e tij ia la në dorë automjetit, transmeton Gazeta Metro.

Tipi i veturës që po drejtonte ishte Tesla, e cila njihet për opsionet e avancuara, si “drejtimi me autopilot”. Pamjet u publikuan nga një çift, të cilët filmuan shoferin që flinte gjumë ndërkohë që vetura ecte me shpejtësinë 120 km/h.

Ata thanë se pas disa minutash, shoferi u zgjua dhe ktheu vetura në gjendjen manuale. Ndër të tjera, shtuan se nuk e raportuan në polici pasi u zgjua shumë shpejt dhe mori kontrollin e automjetit.

Por, Tesla njoftoi se pavarësisht teknologjisë ‘autopilot’, nuk lejohet që një shofer që flejë gjumë në timon.

‘Autopilot është krijuar për shoferë shumë të përqendruar, të cilët i mbajnë duart në timon dhe janë të përqendruar gjatë gjithë kohës’, njoftoi Tesla në faqen zyrtare./gazetametro.net

VIDEO