Zaev ka një lajm të mirë për pagat

Shpërndaje

Paga mesatare do të vazhdojë të rritet. Masat qeveritare po japin rezulatet e prituara. Kështu u shpreh sot kryeministri Zoran Zaev, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai theksoi se këto të dhëna bazohen në statistika zyrtare.

“Përveç rritjes së pagave, paratë po i drejtojmë drejtë qytetarëve përmes subvencioneve, kthimin e taksave, uljen e taksave për ngrohjen qendrore dhe mbështetje financiare për të filluar bizneset e reja. Qytetarët do marrin më shumë burime falas për një jetë më të mirë”, u shpreh Zaev.