Zotohet Haradinaj: Kulla e Çakorri kanë me qenë të Kosovës

Shpërndaje

Ish-deputeti I AAK-së Daut Haradinaj është përplasur me analistët për çështjen e Kullës dhe Qakorrit.Hardinaj ka treguar se vazhdimisht ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe është zotuar se kjo pjesë do ti përkasë Kosovës.“Qakorri dhe Kulla kanë me qenë të Kosovës. Disa here kam shku tek deputetët e LDK-së për të përmirësuar marrëveshjen për Kullën dhe Qakorrin . Ka gatishmëri nga të dyja palët pra nga Kosova dhe Mali I Zi për dakordimin e kësaj marrëveshjeje” ka thënë Haradinaj.
Edhe sekretari organizativ i PSD -së Dardan Molliqaj ka theksuar se kjo çështje do të zgjidhet me vullnet të qytetarëve.‘Ne i ofrojmë siguri qytetarëve se kemi për ti quar përpara temat për të cilat na kanë votuar, përfshirë dhe çështjen e Qakorrit dhe Kullës . Nëse votohet koalicioni AAK-PSD kjo çështje do të zgjedhet vetëm në përputhje me vullnetin e qytetarëve “ ka thënë Molliqaj./Gazeta Blic/