Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, humb jetën 13-vjeçarja

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gziq ku shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e autostradës .

Ndërkohë që fatkeqësisht ka ndërruar jetë një 13-vjeçare e cila ishte pasagjere në mjetin tip toyta yaris.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pasagjerja është vajza e drejtuesit të mjetit.

Ende nuk dihen shkaqe të tjera të ngjarjes./Top Channel