Albin Kurti: Më 6 tetor, unë Kryeministër, Vjosa Osmani Kryeparlamentare

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë pjesë e një organizimi të mërgatës shqiptare në Berlin të Gjermanisë.

Në një intervistë për Deutsche Welle në versionin shqip ai ka thënë se pas 6 tetorit do të jetë kryeministër i një qeverie progresiste.

“Më 6 tetor ne do të fitojmë, unë bëhem Kryeministër dhe Vjosa Osmani bëhet Kryeparlamentare”, ka thënë Kurti, transmeton Klan Kosova.

“Si kryeministër nuk do të dëshiroja që të shohë një opozitë siç ishte Vetëvendosja dikur. Aksionet tona në kuvend kanë qenë kundër bosnjëzimit të Republikës së Kosovës. Për të gjitha veprat kundërvajtëse unë kam mbajtur bu*rg për dallim prej këtyre që zhvatën milionat dhe i gëzojnë ato pa asnjë ditë bu*rg”.

Për çështjen e dialogut me Serbinë, Kurti është shprehur se në Ballkan më tepër do të duhej të ndryshonte shteti serb sesa Kosova.

“Dialog do të ketë. Si kryeministër do të bëjë dialog me Brukselin për dialog me Serbinë. Nuk mund ta paragjykojë, por duhet t’i sajojmë plagët e shkaktuara nga qasja e gabuar për shkëmbimeve territoriale. Për serbët e Kosovës është e drejtë që t’ua përmirësojmë kushtet e jetesës si për të gjithë qytetarët”.

“Të mos ketë marrëveshje pa dialog të përgatitur mirë, dialog me harta dhe president rrotull hartave që shtiren se janë gjeneral ushtrie në Luftën e Parë Botërore. Ne duam që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të na kompensojë për krimet që ka shkaktuar”.

Video nga DW SHQIP