Cristiano Ronaldo shpërthen në lot, pasi i treguan pamjet nga babai i tij i ndjerë (Video)

Shpërndaje

Momenti emocional ndodhi gjatë intervistës me Piers Morgan, i cili do të shfaqet në televizionin e Mbretërisë së Bashkuar të martën në mbrëmje.

I ati i Ronaldos u shfaq në një video. Ai ishte një person që konsumonte alkool dhe vdiq nga mëlçia në moshën 52 vjeç.

Në klipin e shkurtër, Aveiro u shfaq duke folur për Ronaldon, në fillimet e karrierës së tij.

Ylli i Juventus, Ronaldo, duke qarë kur pa imazhet, tha: “Unë kurrë nuk e kam parë këtë video. Kurrë nuk e kam parë. E pabesueshme”.

I pyetur se si ndihej të dëgjonte babanë duke folur për krenarinë lidhur me arritjet e djalit të tij, ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid shtoi: “Po, shumë, i emocionuar”.

“Unë mendoj se intervista do të ishte gazmore, nuk prisja të qaja. Por unë kurrë nuk i kam parë këto imazhe. Nuk e di se ku k keni marrë… Duhet t’i kem këto imazhe për t’ia treguar familjes sime’.

https://www.youtube.com/watch?v=L7ZUi1Mx-Xk&feature=youtu.be

Në të vërtetë nuk e njoh babanë tim 100 për qind. Ai ishte një njeri i dehur. Unë kurrë nuk fola me të, si një bisedë normale. Ishte e vështirë.”

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur babai i tij vdiq, duke humbur shumë nga momentet më të mëdha të karrierës së tij.

Që nga vdekja e tij, Ronaldo ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, po aq Topa të Artë, dhe madje e ka çuar vendin e tij drejt lavdisë në Euro 2016.

Babai 34-vjeçar i katër fëmijëve tha: “Familjen time të re e sheh nëna, vëllezërit e mi, madje edhe djali im i madh, por babai im, nuk pa asgjë, sepse … ai vdiq i ri”.

Ronaldo gjithashtu zbuloi se ai planifikon të martohet me të dashurën e tij Georgina Rodriguez një ditë, por jo tani. “Do të jemi (të martuar) një ditë, me siguri.’ Është ëndrra e mamasë sime. Kështu, pse jo?