Detaje të reja tronditëse për vdekjen e futbollistit kosovar

Shpërndaje

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vdekja e futbollistit shqiptar nga Kosova, Amir Ademi, i cili u përfshi në një aksident rrugor në Gjermani. 22-vjeçari humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kaluar, ndërsa pas aksidentit makina e tij u shkrumbua e tëra, bashkë me trupin e të riut. Ademi luante për FC Kosova Regensburg dhe ishte konsideruar një talent i shkëlqyeshëm.Futboll Klub Kosova ishte dukshëm i tronditur nga ngjarja e rëndë. Prandaj, drejtuesi i ri, Fitimi Ademi, e kishte të vështirë të gjente fjalët e duhura, shkruajnë mediet gjermane. Aftësitë e futbollit të Ademit ishin të padiskutueshme. “Amiri ishte talenti më i madh që ka pasur FC Kosova. Ai ishte tepër i fortë teknikisht, një futbollist i çmendur dhe një pasuri për ekipin”, thotë ai.I gjithë FC Kosova Regensburg është thellësisht i tronditur nga lajmi. “Është një humbje e çmendur. Amiri ishte veçanërisht i popullarizuar, një diell në ekip. Amiri do të qëndrojë gjithmonë në zemrat tona”, thotë Fitim Ademaj. Klubi i shpreh ngushëllimet familjes në këto orë të vështira. Amir Ademi la pas prindërit e tij një motër dhe një vëlla më të vogël.