Fajdet në Gjakovë: Për 500 euro kamata javore 250 euro

Shpërndaje

Sylë Shala nga Lipoveci i Gjakovës përshkruhet në aktakuzën e prokurorisë së Gjakovës si person që ofroj fajde me kamata të larta.Prokuroria pretendon se Edmir Krasniqi në dhjetorë të vitit 2017 kishte marrë nga Shala shumën 500 euro me fajde ndërsa kamata javore ishte 250 euro.Aktakuza shpjegon se gjatë vitit 2018, i akuzuari Sylë i kishte dhënë edhe dy herë të tjera para me fajde të dëmtuarit Edmir, për të cilat babai i të dëmtuarit i ka paguar rreth 15 mijë euro kamatë.

Kamatat sipas prokurorisë kishin vazhduar edhe gjatë vitit 2019 ku i dëmtuari kishte paguar 2 mijë euro kamatë ndërsa i kërkoheshin edhe 3 mijë e 200 euro të tjera.Shala është arrestuar nga policia gjatë këtij viti në një operacion të stimulimit.Ai në seancën e sotme nuk e ka pranuar fajësinë në pretendimet e prokurorisë.“Jo nuk e pranoj”: ka qenë përgjigja e tij.
Gjykata ka vendosur që Shala të vazhdoj të qëndroj në paraburgim ndërsa seanca e radhës është caktuar për muajin tetor./kallxo.com