Fetai avokatëve të Ejup Alimit dhe Ismet Gurit: Mos buzëqeshni…!

Shpërndaje

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike për shkak të marrjes së lëndëve nga PSP ja në Prokurorinë Publike, anulohet seanca e sotme për rastin Titanik 3. “E papëlqyeshme është situata në të cilën erdhëm. Për herë të parë PSPja kërkon anulim të një procesi gjyqësor. E kemi të njohur se në rrjedhë është procedura për dorëzimin e lëndëve deri te Prokuroria Publike. Me vetë këtë lënda është në kompetencë të Prokurorisë Republikane, nga ku duhet të vendosin se kush do ta udhëheq lëndën”, u shpreh Fetai. Në pyetjen e kryetares së Këshillit, Marija Kletniçka e cila e udhëheq rastin se vallë pala mbrojtëse do të shprehet rreth kërkesës së PSPsë avokatët e Ejup Halimit dhe Ismet Gurit vënë buzën në gazë pas çka prokurorja Fatime Fetai iu përgjigj: “ Mos buzqeshni aq shumë, mund që sërish unë ta udhëheq lëndën”.