Fetai: Nuk është me rëndësi kush do të jetë në krye të PSP-së

Shpërndaje

Prokurorja speciale, Fatime Fetai ka komentuar letrën e djeshme të Katica Janevës ku kërkon që lëndët e PSP-së ti merrë prokuroria e rregullt.

Fetai thotë se për momentin nuk duhet të merremi me imtësira por duhet të fokusohemi te qëllimi më i madh, ajo është të gjejmë mënyra që mos të lejojmë që personat që kanë gabuar para ligjit të mos përgjigjen.

“Për momentin nuk duhet të na interesojnë imtësira dhe ngjarjet e momentit. Duhet megjithatë ta shikojmë atë, fotografinë më të madhe, gjegjësisht qëllimin më të madh, ajo është që të gjejmë mënyrë që të mos lejojmë ata që kanë gabuar para ligjit të mos përgjigjen. Në atë drejtim, vlersoj se si që do të jetë vendimi përfundimtar që do të sillet lidhur me fatin e lëndëve tona, gjegjësisht pavarësisht nëse do të jetë vendimi se ne duhet ti përfaqësojmë ato lëndë ose prokurorë tjerë, gjithësesi ai vendim do të ishte shumë i mirë nga cili do vendim tjetër të cilën e dëshirojnë disa politikan për momentin”, ka thënë Fetai./ALSAT/