Gjykata e Apelit refuzon ankesat e Grupit të Kumanovës

Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Shkup ka refuzuar ankesat e të akuzuarve në tërësi dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e Kumanovës.

Vendimi është sjellë pas tre muajve që kur është mbajtur seanca publike në Gjykatën e Apelit, ku u shqyrtuan ankesat e të akuzuarve për vendimin e shkallës së parë, përcjell Telegrafi.

Me konfirmimin e vendimit të shkallës së dytë, aktgjykimi është i plotfuqishëm.

Këshilli gjyqësor prej pesë anëtarëve të gjykatës së shkallës së dytë solli vendim të vërtetojë në tërësi vendimin e gjykatëses Petkovska nga Gjykata themelore penale.

Gjykata Themelore Shkupi 1, më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dë*nime të përjetshme me bu*rg për të akuzuarit e Lagjes së Trimave, 13 të akuzuarve u shqiptoi dë*nim me bu*rg prej 40 vjetëve, gjashtë të akuzuarit janë të dë*nuar me nga 20 vjet bu*rg, një i akuzuar u dë*nua me 18 vjet bu*rg, dy me nga 14 vjet bu*rg, dy me nga 13 vjet bu*rg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive u liruan nga akuzat.