Këshilli i prokurorëve hap konkurs për pranimin e 8 prokurorëve të rinj, bëhet plani që mos pranohen shqiptar!

Shpërndaje

Këshilli i prokurorëve të Maqedonisë Veriore në mbledhjen e djeshme ka vendosur që të hap konkurs për pranimin e 8 prokurorëve të rijnë në Prokurorinë Themelore në Shkup mëson portali në gjuhën shqipe TOPNEWS.MK.

Konkursi do të del në gazetën zyrtare nesër, ose ditën e hënë ku do të precizohen kushtet. Ndryshe në këtë konkurs ende nuk dihet sa do të jetë përfaqësimi i shqiptarëve. Deri më tani në Prokurorinë Themelore në Shkup gjatë 20 viteve të fundit ka vetëm 1 prokuror shqiptar. Nga gjithsej 45 prokurorët në Prokurorinë themelore, vetëm 1 është shqiptar që do të thotë se dyert për shqiptaret janë të mbyllura.

Ndërkohë mësohet se kandidatet për prokuror maqedonas, gjatë këtyre ditëve që të zënë vendet e garantuara të shqiptarëve dhe etnive tjera, brenda natës do të deklarohen si turq, vlleh, rom, serb, boshnjak dhe të tjerë. E gjithë kjo bëhet në koordinim të ngushtë me kryeprokurorin e Maqedonisë dhe partinë e cila e kandidoi atë, pra LSDM-ja.

Nga ana tjetër, partitë shqiptare në Qeveri ende nuk kanë fuqi që të garantojnë përfaqësimin e shqiptarëve në prokurori, edhe pas 18 vitesh nga Marrëveshja e Ohrit. Ndërkohë, mësohet se kandidatët maqedonas nga Maqedonia Lindore kanë ndërruar adresat e banimit, dhe kanë adresë të Shkupit./TOPnews.mk/