Kosova siguron fitore të rëndësishme kundër Çekisë, kryeson Grupin A për EURO 2020

Shpërndaje

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 ndeshja e zhvilluar mes Kosovës dhe Republikës Çeke e vlefshme për fazën eliminatore të “Euro 2020”.

Ishte Çekia që kaloi e para në avantazh mirëpo djemtë e drejtuar nga Bernard Challandes kanë përmbysur gjithçka, fillimisht me anë të Muriqit dhe më pas në minutën e 67’ Mërgim Vojvoda me një top të shërbyer nga Valon Berisha ka dërguar topin në rrjetë duke i dhënë kështu fitoren ekipit të Kosovës.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara Kosova ngjitet në krye të grupit A me 9 pikë.