Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, rikujton premtimin “bosh” të Ministrit Bekteshi, rruga Kodra e Diellit!

Shpërndaje

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një emisionin “Click Plus” në TV21, më 08 maj 2019, u pati zotuar se rregullimi i rrugës që lidh Tetovë – Kondra e Diellit do të përfundon deri në fund të sezonit, mirëpo sipas “Nisma – Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ky premtim mbeti vetëm fjalë, dhe se kjo rrugë është e papërfunduar, përcjell Zhurnal.mk.

Zhurnal rikujton deklaratën, premtimin, më datë 08 maj të këtij viti në emisionin “Click Plus” në TV21 të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Rruga e cila e lidhë Tetovën me Kodrën e diellit fillon deri në fund të këtij muaji dhe pritet të përfundojë diku në shtator, ose tetor, tash varet edhe prej kushteve të punës. Por unë jap edhe një premtim tjetër, se rruga deri në parafillimin e sezonit dimëror do të jetë e kryer dhe gjithashtu gjashtë-ulësja do të jetë në funksion”, tha për TV21, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi gjithashtu pati thënë se përgatitjet kanë përfunduar dhe se së shpejti do të nisë ndërtimi i rrugës. Ai tha se në fund të kësaj jave do të shkojë ne vendngjarje për të inspektuar punimet.

“Parapërgatitjet bëhen. Para fillimit apo rikonstruimit të rrugës. Gjatë kësaj jave, apo në fund të kësaj jave, unë do të vizitoj kodrën e diellit, ku së bashku me drejtorin e Elem Turs do të ndjekim punimet sa i përket ski liftit të ri apo gjashtë ulëses, por njëkohësisht do t’i ndjekim edhe punimet apo parapërgatitjet për rikonstruimin e rrugës, Tetovë- Kodra e Diellit”, tha për TV21, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndiqni Videon, premtimin e Bekteshit më datë 08 maj të këtij viti në emisionin “Click Plus” në TV21:

Ndërsa sot premtimin, “dështimin” e Bekteshit e rikujtoi nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, Hamdi Sulemani i cili në një prononcim për Alsat-M, i bëri apel ministrit Bekteshi që premtimet e tij, t’i mbaj deri në fund dhe të realizohet ajo rrugë për 1.1 kilometra.

Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, bënë apel Agjencisë për rrugë por edhe vet Ministrin kreshnik Bekteshi që ky projekt të vazhdohet, dhe më pas të merren me rregullimin e çështjes së pronësisë së rrugës.

“Ne e dimë se i gjithë ai vend është nën ingerencat e shtetit pa marrë parasysh komunale apo qendrore, lusim gjithë drejtorët, ministrin Bekteshi i cili premtoi realizimin e asaj rruge, dhe premtimin ta mbaj deri në fund, që të realizohet ajo rrugë sepse për 1.1 kilometra ka mbetur pa u përfunduar. Është aksi kryesor i hyrjes në Kodrën e Diellit që ka mbetur pa u përfunduar”.- deklaroi për ALsat-M, Hamdi Sulemani nga Nisma Tna shpëtojmë Kodrën e Diellit, transmeton Zhurnal.mk

Ndiqni VIDEON, deklaratën e Hamdi Sulemani nga nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” dhënë për Alsat-M.

Ndryshe, nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, porosit komunën, Agjencinë për rrugë por edhe vet Ministrin kreshnik Bekteshi që ky projekt të vazhdohet, dhe më pas të merren me rregullimin e çështjes së pronësisë së rrugës, shkruan Alsat-M, transmeton Zhurnal.mk