Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski kandidon si i pavarur, s’e pret LSDM-në (Video)

Shpërndaje

Kryetari aktual i Kumanovës nga LSDM-ja, Maksim Dimitrievski do të garoj edhe për një mandat, por si kandidat i pavarur. Dimitrievski sot ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e tij, ndërsa i pyetur se pse LSDM-ja nuk i ka dha mbështetje edhe për një kandidat, Dimitrievski tha se nuk ka informacion të saktë, se pse kreu i partisë nuk e mbështeti, por theksoi se ka vendosur të dalë si i pavarur me kërkesë të qytetarëve dhe një numri të madh të socialdemokratëve. Nga LSDM-ja kanë thënë se me vendimin për të garuar si i pavarur, Dimitrievski ia ktheu shpinën qytetarëve dhe përkrahësve të LSDM -së. “Ai që i kthen shpinën bazës nuk mund të jetë opsioni më i mirë për kumanovarët. LSDM do të dalë me ofertën më të mirë për qytetarët e Kumanovës në këto zgjedhje lokale, dhe emri i kandidatit dhe lista e këshilltarëve do të shpallen së shpejti”, thuhet në reagimin e LSDM-së.