Tetova mbushet me tabela të verdha: “Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë” (Foto)

Shpërndaje

“Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë”, është mesazhi kryesor i cili u përcoll sot përmes tabelave të vendosura në të gjithë qytetin.

Mbeturina të hudhura gjithandej, gropa në rrugë, kaos në trafik ku çdokush parkohet ku të don, si dhe mungesa e transportit publik- janë pjesë e problemeve të shumta me të cilat ndeshen çdo ditë tetovarët.

Të motivuar nga këto probleme dhe me dëshirë për të ngritur përgjegjësinë shoqërore, një grup aktivistësh vendosën tabela me këto mesazhe: “Nuk më intereson ku parkohem”; “Nuk më intereson ku hedh mbeturina”; “Nuk më intereson që nuk ka transport publik”; “Nuk më intereson që ka gropa”.

Kush është përgjegjës për këtë kaos, qytetarët apo qeverisja lokale?

E në fund, nuk mjafton vetëm të pyesim, po edhe të veprojmë me qëllim të zgjidhjes së problemeve.