Ligji për Prokurorinë Publike, dallime mes LSDM-së dhe VMRO-së rreth përdorimit të “bombave”

Shpërndaje

Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike të hapura pas qershorit të 2017 mbeten pengesa e kompromisit mes pushtetit dhe opozitës. Kjo e fundit kërkon që çdo akuzë e shtruar pas qershorit 2017 të shkatërrohet, duke pretenduar në këtë rast hedhjen poshtë të lëndës “Talir” me akuzë për financim jo ligjore të partisë e që rrezikon seriozisht ngrirjen e subjektit të Hristijan Mickoskit. Kryeministri Zoran Zaev thotë se veprat penale nuk mund të fshihen. Sipas tij, kushdo që tenton shfuqizimin e akuzave humbet politikisht.

Kush do që tentojë t’i shfrytëzoje, zhduk ose shkatërroj lëndët do të humb shumë politikisht. Unë besoj dhe duke u thirrur në atë çfarë kumtojnë grupet e punës, VMRO-DPMNE-ja nuk është e interesuar t’i shkatërrojë lëndët. Të paktën kështu kanë deklaruar edhe vetë ata. Unë besoj se do t’i gjejmë formulimet e duhura – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Lidhur me përdorimin e përgjimeve si dëshmi në procedurë edhe të atyre materialeve të siguruara pas vitit 2015, Zaev shton se kjo nuk përbën problem pas organet e ndjekjes penale duhet të veprojnë në përputhje me ligjin mbi çdo vepër penale që jep indikacione nga materiale të përgjuara.

Vepra penale për të cilën ekzistojnë indikacione dhe argumente, nuk mund të mos ndiqet. Kjo është praktikë në të gjithë botën. Nëse nuk e ndjek PSP-ja e ndjek Prokuroria Publike si organe përgjegjëse. Nuk ka këtu diçka nëse duan ose jo Zaev dhe Mickoski. Dëshmitë janë në pyetje dhe për këtë arsye bombat do të përdoren si dëshmi sepse të gjitha ato paraqesin indikacione – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Në propozim e pushtetit mbi Prokurorinë Publike, parashikohet që Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë të ndjek edhe veprat penale që burojnë nga materialet e përgjuara nga viti 2008-2015. Opozita kërkon që kufizimi të hiqet dhe çdo përgjim i siguruar në mënyrë jo ligjore nga viti 2015 e tutje e që jep indikacione për vepra penale të merret si dëshmi në procedurë. Dallim tjetër mes pushtetit dhe opozitës mbetet edhe fati i ekipit të Katica Janevas. Opozita kërkon që përveç kthimit të prokurorëve special në Prokuroritë amë, pjesa tjetër e ekipit t’i nënshtrohet filtrit të nepotizmit dhe më pas të sistemohen në përputhje me nevojat e organit të akuzës për ndjekje të krimit të organizuar. Në kuadër të negociatave për harmonizimin e qëndrimeve mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së, në grupet e punës është diskutuar edhe për mundësinë që pushteti t’i mundësojë opozitës propozimin e kryeprokurorit publik. Një gjë e tillë pritet të jetë temë bisedimi edhe në takimin Zaev-Mickoski./ALSAT/