Nuk do të ketë lehtësime në Maqedoni ditëve në vijim

Shpërndaje

Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve, jo zyrtarisht mësohet se konstatimi i përbashkët ka qenë që të mos ketë lehtësim të masave shtrënguese. Anëtarët e Komisionit kanë kërkuar që për lehtësime të flitet pas ditës së hënë.

Gjatë kësaj fundjave u paralajmërua se do të merren vendime për hapjen e kafeterive, por edhe shumë aktiviteteve të tjera, pas kërkesave të vazhdueshme të shtabeve komunale të krizave, por edhe nga bizneset.

Por gjatë javës së ardhshme janë paralajmëruar masa të reja lehtësuese, por gjithçka do të varet se a do të ketë raste të të infektuarëve.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi që nga java e ardhshme të hapen autoshkollat, kurset dhe institucionet ku ka mundësi për respektimin e masave të Qeverisë si mbajtja e distancës dhe të ngjajshme, megjithatë ai nënvizoi se një gjë e tillë do të varet nga numri i personave të rinj të diagnostifikuar me covid 19.