Ja si e sulmuan Boki 13 dhe babai i tij priftin (Video)

Shpërndaje

Drejtësia për sulmin fizik ndaj priftit nga Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, njëkohësisht edhe i dyshuari kryesor i rastit “Reket” dhe babai i tij, Mile Jovanovski, që ndodhi para dy vite e gjysëm, sipas tv alfës do të vijë në vend këtë muaj. Kjo është një ngjarje që institucionet e kanë fshehur gjatë gjithë kësaj kohe, por tv alfa ka insistuar dhe ka riaktivizuar ngjarjen, me qëllim që sulmuesit të mbajnë përgjegjësi. Nga alfa gjithashtu kanë publikuar edhe video se si është sulmuar prifti, ku zënka ka filluar për një vend parkim.

Edhe pse në video duket qartë se kush kë ka sulmuar, Boki 13 dhe babai i tij, gjatë gjithë kohës kanë refuzuar të pranojnë fajin, duke thënë se ata kanë qenë të sulmuar nga prifti. Infomagazin ju paraqet videon të publikuar nga alfa.

VIDEO