Osmani tregon pse BDI nuk mori pjesë në takimin e liderëve

Shpërndaje

Zëvendës Kryeministri i vendit Bujar Osmani, sot është deklaruar pas takimit shtatë orësh mes dy partive më të mëdha maqedonase LSDM e VMRO-DPMNE, në lidhje me Ligjin për Prokurori Publike, njofton Zhurnal.

Arsyetimi i tij se pse nuk morën pjesë në këtë takim, ishte se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka problem me propozim ligjin, dhe partia e tyre e ka dhënë pëlqimin në seancë qeveritare.

Osmani konsideron se kjo çështje nuk është diçka e pazgjidhur, por se duhet më tepër vullnet politik.

Osmani është në një vijë me kryeministrin Zoran Zaev, e që thotë se ligji për PP nuk është kusht për marjen e datës për negociata në tetor. Sa i përket datës së negociatave, Osmani është i bindur që këtë radhë, Maqedonia e Veriut do të festojë përshkak se do të marë datë.

“Është e rëndësishme që Ligjin ta miratojmë para tetorit, ajo që mbrëmë ka pas një takim maratonë paraqet një mundësi që të gjendet mënyrë për të arritur deri tek zgjidhja e problemit. Jam optimist se do të gjendet një mënyrë dhe vullnet politik që të gjendet një zgjidhje. Besoj që në periudhën e ardhshme të vazhdojnë këto bisedime dhe të arrihet zgjidhje”, deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër.

Ndryshe, arsyet e mos marrëveshjes për ligjin për PP janë dallimet mes dy partive maqedonase.

Partia opozitare e VMRO-DPMNE-së kërkon që të shuhen të gjitha lëndët e PSP-së, ndërsa LSDM nuk pranon. Nga ana tjetër, LSDM u ofroi atyre një Prokurori ku kryetarin do ta propozojnë vet opozita, mirëpo edhe këtë VMRO-DPMNE-ja e refuzoi.

Zgjidhje nuk ka, ndërsa fati i PSP-së ende ngelet i panjohur.