Super shkolla maqedonase në Shkup me vlerë 5.5 milionë euro, shkollat shqipe ‘lypsare’ nëpër ambasadat dhe organizatat e huaja (Foto)

Shpërndaje

Keni parë shkollë më të bukur deri tani në Maqedoninë e Veriut? Nuk besojmë! Madje as në shume vende tjera. “Ne, tani pamë shkollën më të bukur, e cila është punë e mrekullueshme e arkitektit tetovar, Besian Mehmeti. Shkolla fillore “Kiro Gligorov” është ndërtuar në Shkup dhe ka kushtuar 5.5 miliomë euro. Siç njoftohet shkolla është ndërtuar në stil ultra-modern të paparë deri tani në Maqedoninë e Veriut.

Gjendet në komunën Qendër të Shkupit dhe ndërtimi i saj ka filluar që në vitin 2016. Është ndërtuar në sipërfaqe prej 12.100 metrave katrorëve, me oborr 4.100 metër katrorë. Shkolla ka 21 klasa, me akustikë të hapësirës, shtatë kabinete të specializuara për mësim lëndor, sallë sporti, sallë të gjimnastikës, kopsht botanik, kuzhinë, kabinet të mësuesve, zyra për personel, si dhe hapësirë inkluzive, qendër ditore për fëmijë me paralizë cerebrale.

Përmes këtij projekti, arkitekti Besian Mehmeti merr primatin e njërit ndër arkitektët më të mirë në vendin tonë dhe rajon.

Mos të harrojmë se shkollat shqipe në Maqedoninë e Veriut janë bërë ‘lypsare’ nëpër ambasadat dhe organizatat e huaja. Të rikujtojmë kryeminstrit Zaev se Maqedonia e Veriut nuk është e gjithë qytetarëve, por ka dallime të mëdha kur vjen në pyetje investimet kapitale etj.